![Krasniqi në Kompleksin e Varrezave në Likoshan dhe Çirez: Kosova është përplot vepra heronjsh, që dhanë gjithçka për Atdheun Krasniqi në Kompleksin e Varrezave në Likoshan dhe Çirez: Kosova është përplot vepra heronjsh, që dhanë gjithçka për Atdheun](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/02/FB_IMG_1646048202111.jpg)
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në 24 vjetorin e Masakrës së Likoshanit dhe Çirezit ka bërë homazhe në Kompleksin e Varrezave të këtyre fshatrave, raporton Scanner.
Krasniqi është shprehur se Kosova është përplot me vepra heronjsh, prej atyre që dhanë gjithçka dhe të gjitha për Atdheun.
“24 vjet më parë, ishin banorët e Likoshanit dhe Çirezit që i dolën përballë armikut pushtues, duke mbrojtur shtëpitë dhe nderin me jetët e tyre. Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe martirëve të Kosovës, që u bënë dritë në rrugën e çlirimit!”, tha ai.