Home Lajme Kurti në vitin 2019 për vendosjen e shamisë: Është e drejtë elementare njerëzore

Kurti në vitin 2019 për vendosjen e shamisë: Është e drejtë elementare njerëzore

0
Kurti në vitin 2019 për vendosjen e shamisë: Është e drejtë elementare njerëzore

Ndaj kësaj fushate për ndryshimin e udhëzimit administrativ ende nuk kanë dalë me qëndrim institucionet e tanishme të Kosovës.

Së fundmi është duke u zhvilluar një fushatë e nisur nga disa aktivistë në rrjetet sociale për ndryshimin e udhëzimit administrativ që ia ndalon vajzave me mbulesë vijimin në shkollë të mesme.

Kjo fushatë ka marrë pëmasa të gjera sidomos në Facebook, mund të shihen mijëra komente në postimet e kryeminsitrit Albin Kurti persona që e kërkojën ndryshimin e atij udhëzimi.

Ndërkaq, vetë kryeministri i Kosovës, në vitin 2019, në një intervistë për emisionin e Blendi Fevziut, kishte thënë se vendosja e shamisë është e drejtë themelore e njeriut.

“Ju pak më herët thatë ‘ligji për mbajtjen e shamisë’, ne nuk do të bëjmë kurrfarë ligji për mbajtjen e shamisë. Ne kemi qenë kundër ndalimit, ne e konsiderojmë se është çështje e të drejtave elementare dhe njerëzore. Nëse ti ndalon shaminë në Kosovë ose kudo tjetër, ti i humbet rastet në Strasburg dhe do të paguash dëmshpërblim për atë gjë. Është e drejtë elementare njerëzore”, kishte thënë Kurti në vitin 2019.

Ndaj kësaj fushate për ndryshimin e udhëzimit administrativ ende nuk kanë dalë me qëndrim institucionet e tanishme të Kosovës.

Exit mobile version