Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një cicërime në Twitter, ka shkruar se e ka mirëpritur riafirmimin e liberalizimit të vizave për Kosovën.
“E mirëpres riafirmimin e liberalizimit të vizave për Kosovën, përkushtimin e qartë për zgjerimin e BE-së, Procesin e Berlinit dhe Tregun e Përbashkët Rajonal nga Ministrat për Çështje Evropiane të Trekëndëshit të Weimarit”, ka shkruar Kurti.
Po ashtu ai tha se pret me padurim vizitën e tyre të përbashkët.
Ndryshe, “Trekëndësh i Weimarit”, i cili përfshin një format të tri shteteve: Gjermanisë, Francës dhe Polonisë, kanë lëshuar të premten një deklaratë të përbashkët, përmes së cilës bëjnë thirrje për progres në çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.