Home Sport Kombëtarja e Kosovës arrin në Roterdam, gati për përballje me Holandën

Kombëtarja e Kosovës arrin në Roterdam, gati për përballje me Holandën

0
Kombëtarja e Kosovës arrin në Roterdam, gati për përballje me Holandën

Kombëtarja e Kosovës në futsall ka arritur në Roterdam, ku të dielën, në orën 19:00, do ta zhvillojë ndeshjen e parë kualifikuese për Botërorin 2024 kundër Holandës, në kuadër të Grupit 11.

Në stërvitjen e sotme në Roterdam, ekipin dardan të futsallit e ka vizituar ambasadori i Kosovës në Holandë, Dren Doli, i shoqëruar nga sekretari i parë i ambasadës, Arif Kaçandolli.

Ambasadori Doli i uroi mirëseardhje ekspeditës së kombëtares në Holandë si dhe sukses në ndeshjen e së dielës.

Exit mobile version