Home Ballina Kurti bisedon me Borrellin: S’ka alternativë ndaj dialogut dhe institucioneve

Kurti bisedon me Borrellin: S’ka alternativë ndaj dialogut dhe institucioneve

0

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka biseduar në telefon me shefin diplomacisë evropiane Josep Borrel. Kurti gjatë kësaj bisede e ka informuar atë me ecurinë e qortimeve të lëshuara për targat serbe.

Ai tha se dialogu s’ka alternativë.

Kreu i Qeverisë thekson se gjatë kësaj kohe policia i ka shpërndarë 834 qortime dhe s’ka pasur asnjë incident.

“Nuk ka alternativë ndaj dialogut dhe institucioneve. E informova atë se janë dhënë 843 qortime nga policia për drejtuesit e makinave me targa pa leje, 0 incidente apo ankesa”, tha Kurti.

Exit mobile version