Eksperti i sigurisë, Agim Musliu ka reaguar lidhur me manipulimin me shifrat e vërteta se sa qytetarë ishin të pranishëm në protestën e sotme të mbajtur në sheshin “Car Llazari” në Veri të Mitrovicës.
Sipas një llogaritje të bërë nga ana e tij, në protestë ishin të pranishëm 2.200 qytetarë dhe jo 10.000, shkruan lajmi.net.
“Per ta fshehur numrin e vertete te protestuesve serbe, sot fati ishte me ta ne Mitrovice. Shiu ua dha mundesine qe te rrine me rralle me njeri-tjetrin, e te duken normal. Gjersa per 4 metra katror, siç shihet ne video jane 18-20 pjesemarres, ne kohe me shi, me ombrella hapur, ne te njejten hapesire qendrojne 4-6 pjesemarres. Sipas llogaritjeve, i bie qe nese ne protesta te sotme, mediat me pro-pushtetit kane thene se jane 10.000 protestues, atehere ne protesten e sotme ne Mitrovice kane qene vetem 2.200 protestues. ASNJE ME SHUME!”, ka shkruar Musliu.
Protesta e thirrur dje nga Lista Serbe, ka përfunduar.
Pjesë e këtij tubimi ishin edhe kryetari i dorëhequr i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq dhe nënkryetari, Igor Simiq.