Home Lajme Kosova mysafire në Komisionet Parlamentare për Çështjet e Bashkimit Evropian

Kosova mysafire në Komisionet Parlamentare për Çështjet e Bashkimit Evropian

0

Janë mbledhur në Paris, Komisionet Parlamentare për Çështjet e Bashkimit Evropian, ku po merr pjesë edhe Kosova.

Pjesëmarrëse është edhe kryetarja e komisionit për Integrime Evropiane, Rrezarta Krasniqi, e cila në “Edicionin Special” në Klan Kosova tregoi se cila ka qenë tema kryesore sot në këtë konferencë.

“Tema kryesore e takimit sot ka qenë “Plani i Rimëkëmbjës për Evropën”, do të thotë dalja pas krizës së pandemisë COVID-19, ndryshimet klimatike dhe tranzicioni i energjisë”

Krasniqi u shpreh se se Kosova është mysafir i kësaj konference, përcjell Klankosova.tv.

“Ne si Kosovë jemi si vëzhgues, apo mysafir të kësaj konference. Ne si deputetë jemi njoftuar me eurodeputetë dhe me deputetë të parlamenteve të ndryshme. Kemi shprehur shqetësimet tona si Kosovë, siç është liberalizimi i vizave, çështjen e mosnjohes të pesë shteteve tjera”.

Tutje, ajo bëri të ditur se nesër do të ketë debat për luftën në Ukrainë.

Exit mobile version