Home Lajme Jahja Kokaj thotë se në rast të luftës, shqiptarët edhe vetë mund ta mundin Serbinë

Jahja Kokaj thotë se në rast të luftës, shqiptarët edhe vetë mund ta mundin Serbinë

0

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, ka thënë që shqiptarët e bashkuar do të mund ta mposhtnin Serbinë në rast të luftës, sigurisht nëse do të pajiseshin nga shtetet mike me armë më të mira.

“Jam shumë i bindur që me këto [armë] që do të na pajisin, kurse sa i përket invazionit fizik, Serbia le ta harrojë më, kanë kaluar shekujt kur ajo luante me neve, jam shumë i bindur që nuk ka shanse më që ta kalojë kufirin që e ka vendosur në mënyrë zyrtare GJND-ja dhe se këtë kufi ne do ta kemi edhe në vijimësi. Në qoftë se ajo [Serbia] fillon të bëjë lojëra, atëherë ne jemi shtatë milionë shqiptarë, të cilët në fund të fundit që tani Shqipëria amë është pjesë e NATO-s dhe se ne do të jemi si komb si një trup i vetëm që do t’i kundërvihemi cilitdo agresion”.

“Jam shumë i sigurt për arsye se edhe lufta është sistem i tërësishëm. Çdo veprim bëhet me potencial trunor. Në radhë të parë, kombi ynë shqiptar, ndonëse i copëtuar në Ballkan, ka pesë shtete, por ne kemi sistemin trunor të unifikuar.

Kokaj e ritheksoi sigurinë e tij se Serbia nuk do të mund të futet më në Kosovë dhe se tash veçse po ndodh një unifikim i gjithëmbarshëm midis shqiptarëve.

“Ju më tepër keni bërë ju, me muzikë e të tjera është unifikuar kombi, pastaj këto sistemet teatrale; kam shpresë që shumë shpejt tani do të unifikohet edhe arsimi, edhe ekonomia. Gjithsesi në një rast lufte do të jemi si një komb, si një trup i vetëm që nuk ka shans që asnjë armik të na dëmtojë në këtë tokën tonë arbërore, do të jemi me liri mijëvjeçare dhe për këtë jam thellësisht i bindur jo vetëm me mënyrën deklarative e folklorike, por jam i i bindur edhe me mençurinë shkencore, me eksperiencën që e kam marrë kudo në botë”.

Exit mobile version