Kendall pranoi në një intervistë të fundit se ajo ndihet nën presion nga mamaja e saj si dhe motra më e vogël, Kylie Jenner për të pasur një fëmijë së shpejti. Mami më dërgon shpesh mesazhe dhe thotë: “Mendoj se ka ardhur koha” dhe unë i them: “A nuk jam unë ajo që e vendos?!”, “Thjesht po ta rikujtoj në mënyrë miqësore!”, shprehet ajo.
Kujtojmë, se lidhja e dashurise mes modeles së njohur me basketbollistin Devin Booker po shkon shumë mirë. Kendall dhe Booker konfirmuan romancën e tyre në Qershor 2020 pas disa javësh që kishin qenë në qendër të thashethemeve për një lidhje të mundshme.
Sakaq, dyshja dëshiron ta mbajë lidhjen e tyre larg vëmendjes së publikut çka mund të vihet re edhe përmes postimeve të pakta në rrjetet sociale.