Home Rozë Hailey iu lutet fansave të Selena-s: Më lini të qetë!

Hailey iu lutet fansave të Selena-s: Më lini të qetë!

0
Hailey iu lutet fansave të Selena-s: Më lini të qetë!

Fansat e këngëtares së njohur, Selena Gomez, mesa duket ende nuk e pranojnë dot faktin që modelja Hailey Bieber është e martuar me ish-të dashurin e artistes, Justin Bieber.

Ata besojnë se Selena duhet të jetë me Justin, por këto komentet nuk i kanë pëlqyer aspak 25-vjeçares. Në një video të postuar në TikTok, Hailey u drejtohet fansave të Gomez, duke thënë se ka kaluar shumë kohë që nga lidhja e saj me Justin.

Kjo është për ju djema në sektorin e komenteve të mia sa herë që postoj. Unë jam duke u marrë me punët e mia. Unë nuk bëj asgjë, nuk them asgjë. Më lini të qetë, të lutem”, shprehet modelja.

Më pas ajo iu referua drejtpërdrejt fansave të Selenës , duke thënë: “Ka kaluar mjaft kohë”.

Kjo nuk është hera e parë që selenatorët ngacmojnë modelen pasi që nga njohja me artistin komentet kanë qenë pothuajse të vazhdueshme. Gjatë festës së Met Gala në Shtator, shikuesit thërrisnin emrin e Selena-s në drejtim të çiftit.

Exit mobile version