Home Lajme Katër persona u shpëtuan sot, gjerësia e ortekut në Brezovicë ishte mbi 400 metra

Katër persona u shpëtuan sot, gjerësia e ortekut në Brezovicë ishte mbi 400 metra

0

Një ortek bore është grumbulluar jashtë pistës së skijimit në qendrën e skijimit në Brezovicë.

Ngqa ekipi i kërkim-shpëtimit malor të Kosovës kanë deklaruar se gjatë kohës së ortekut kanë qenë katër persona duke skijuar, të cilët janë shpëtuar.

Ky ekip bashkë me një grup vullnetarësh kanë filluar menjëherë kërkimin, por që nuk kanë hasur në të tjerë që mund të jenë në atë zonë.

Kryetari i ekipit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës tha se tashmë ka përfunduar kërkimi për personat që gjendeshin aty.

Ai poashtu deklaroi se në këtë kërkim kanë marrë pjesë 40 vullnetare.

Deni Hameli gjithashtu tha se orteku ka qenë në gjerësi deri në 409 metra.

Exit mobile version