Home Sport Armando Broja reagon pas golit të radhës në Premierligë

Armando Broja reagon pas golit të radhës në Premierligë

0

Armando Broja ka bërë një tjetër paraqitje pozitive në Premierligë.

Ai tashmë nuk është më një surprizë, teksa ndeshje pas ndeshje po tregon se e ardhmja e tij do jetë e ndritur.

Aktivizimi me Southampton ka bërë që sulmuesi i kombëtares shqiptare të shkëlqejë në një nga kampionatet më të mëdha të futbollit evropian.

Me golin që shënoi mbrëmë, ai shkoi në kuotën e 6 finalizimeve në Premierligë, dhe tetë në total me Southamptonin.

I lumtur për golin, Broja reagoi në rrjetet sociale, ku ka shkruar:

“Sa më shijoi kjo! Çfarë fitoreje dhe performance nga të gjithë çunat sonte. Një falënderim special për të gjithë tifozët për mbështetjen fantastike”.

Broja shënoi në fitoren e madhe të Southampton ndaj Tottenham.

Exit mobile version