Home Lajme Kajtazi: Mesazhet e Escobar-it ishin shumë të qarta, presioni amerikan do të jetë mbi ne (Video)

Kajtazi: Mesazhet e Escobar-it ishin shumë të qarta, presioni amerikan do të jetë mbi ne (Video)

0
Opinionisti Vehbi Kajtazi, po shprehet se emisari special amerikan, Gabriel Escobar, ka sjell mesazhe shumë të qarta lidhur me zhvillimet e fundit në veri.

Ne Rubikon të Klan Kosovës, Kajtazi madje u shpreh se ato specifikisht kanë të bëjnë më politikën e partisë në pushtet, meqë siç tha kryeministri Albin Kurti, ka bërë gabime në trajtimin e çështjes së veriut.

”Është dashtë me u kujdes që situata mos me u keqësu. Ne kemi humbë kontrollin në veriun e Mitrovicës”.

”Humbja e kontrollit të brendshëm, të administratës në ato komuna në veri është jashtëzakonisht e dëmshme. Kryeministri Kurti, ka bërë gabime në mënyrën qysh e ka trajtu çështjen e veriut. Duke refuzu në fillim me diskutu krejtësisht, duke thënë që ‘S’është prioritet dialogu’’, gradualisht ne kemi shku prapa hapave që ka ndërmarrë Beogradi”.

”Jemi detyru me negociu edhe për barrikadat e mëhershme, por edhe për gjithçka që ka ndodhë në atë pjesë. Sonte nuk mbajë mend ndonjëherë të ketë qenë më i drejtpërdrejtë zotri Escobar sesa sonte. Kërkesat i ka të drejtpërdrejta, të qarta ose të thjeshta. Mesazhet janë shumë të qarta, dhe presioni ka me qenë jashtëzakonisht i madh për neve”.

Exit mobile version