Home Rozë Jennifer Lopez mahnit fansat në ditëlindjen e saj të 53-të

Jennifer Lopez mahnit fansat në ditëlindjen e saj të 53-të

0
Jennifer Lopez mahnit fansat në ditëlindjen e saj të 53-të

Në ditëlindjen e saj të 53-të, këngëtarja e njohur Jennifer Lopez ka mahnitur fansat e saj, teksa pozoi nudo në lançimin e linjës së saj të kremrave për kujdesin e lekurës  JLo Body nga JLo Beauty Firm.

Gjatë një interviste për “People” , 53-vjecarja u shpreh se marka e saj ka produkte të mahnitshme që synojnë forcimin e lëkurës dhe se një produkt që trajtonte problematikat trupore, ishte ajo çfarë kishte menduar gjithë jetën e saj.

Sipas Lopez, kujdesi për veten të çon në vetbesim.  “Ndihem më e sigurt kur jam duke fjetur, duke praktikuar hobit e mia dhe duke bërë rutinat e kujdesit të lëkurës, fitnesit dhe të ushqyerit. Kur jam jashtë ritmit, nuk jam vetvetja”, u shpreh ylli i popit.

E lançuar në Janar 2021, JLo Beauty aktualisht ofron artikuj duke përfshirë një pastrues, krem ​​për sytë, hidratues, serume dhe maska​, me çmime që variojnë nga rreth 36-79 Dollarë.

Kujtojmë se një javë më parë, Jennifer lopez  dhe Ben Affleck kurorëzuan dashurin e tyre në një ceremoni intime ne Las Vegas,  pasi çifti i famshëm, rindezën romancën e tyre pothuajse 20 vjet më pas.

Exit mobile version