Diego Costa do ta vazhdojë karrierën e tij në Spanjë.
Sipas “MundoDeportivo”, sulmuesi ka arritur marrëveshje tashmë me Rayo Vallecanon.
Costa thuhet se do të nënshkruajë kontratë njëvjeçare, duke përfshirë opsionin e vazhdimit edhe për një vit të dytë.
33-vjeçari te klubi nga La Liga do të kalojë si lojtar i lirë, teksa marrëveshja pritet të zyrtarizohet këtë javë.
Sulmuesi braziliano-spanjoll së fundmi ishte te Atletico Mineiro në Brazil, por me këtë klub e shkëputi kontratën në janar të këtij viti.
Ish-sulmuesi i shumë i Chelseat te Rayo Vallecano ka luajtur edhe më herët, por si i huazuar nga Atletico Madridi.