Home Sport Ish-futbollisti i Arsenalit goditet me thikë në një qendër tregtare

Ish-futbollisti i Arsenalit goditet me thikë në një qendër tregtare

0
Ish-futbollisti i Arsenalit goditet me thikë në një qendër tregtare

Ish-mbrojtësi i Arsenalit, Pablo Mari është në mesin e gjashtë personave që janë goditur me thikë në një qendër tregtare të Milanos, raportojnë mediat e huaja. 

29-vjeçari, aktualisht i huazuar në Serie A në Monza, u dërgua në spital pas sulmit, ku mësohet se është i vetëdijshëm dhe jo në gjendje të rëndë.

Menaxheri i Monzas, Raffaele Palladino thuhet se do ta vizitojë atë këtë mbrëmje në spital. 

Hetuesit kanë përjashtuar terrorizmin dhe policia ka arrestuar një 46-vjeçar me probleme të shëndetit mendor.

Exit mobile version