Këshilltari Special në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka biseduar me kryeministrin Kurti, lidhur me shmangien e tensioneve dhe njëherit, shtyrjen e zbatimit të vendimit për targat. Ambasadori Hovenier ka thënë se SHBA-të dënojnë ashpër veprimet frikësuese ose hakmarrëse ndaj atyre që zbatojnë ligjin.
I pari i Diplomacisë Amerikane në Kosovë, Jeff Hovenier ka thënë se është e rëndësishme të shmangen tensionet lidhur me çështjen e ndërrimit të targave në RKS gjersa ka theksuar se SHBA-të dënojmë veprimet për t’u hakmarrë ndaj atyre që kanë ndërruar ato.
Përmes një postimi në Twitter, Hovenier ka reaguar pas një postimi të një komenti të sekretarit të Blinken përmes së cilës, bënte të ditur se i njëjti kishte zhvilluar një bisedë me Kurtin.
“E rëndësishme për të shmangur tensionet dhe për të shtyrë zbatimin e rregullave të reja të targave. Ne dënojmë gjithashtu veprimet për të frikësuar ose hakmarrë ndaj atyre që kanë ndërruar targat e tyre”, ka shkruar Hovenier.