Home Sport Ilir Daja pas eliminimit: Merita ju shkon djemve për paraqitjet e bukura

Ilir Daja pas eliminimit: Merita ju shkon djemve për paraqitjet e bukura

0
Ilir Daja pas eliminimit: Merita ju shkon djemve për paraqitjet e bukura

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka folur pas eliminimit.

Ballkani pësoi disfatë minimale 1:0, por u kushtoi me eliminim.

Ekipi nga Suhareka pavarësisht dëshirës dhe mundimit për të kaluar në fazën tjetër të Ligës së Konferencës, nuk arritën të bëjnë diçka të tillë.

Pas ndeshjes me ekipi çekë foli edhe trajneri i suharekasve, duke thënë se meritat që Ballkani ka arritur deri këtu janë falë paraqitjeve të mira të lojtarëve të tij.

“Ekipi i Slavia Pragues është një ekip shumë i fortë, paraqitja ishte e mirë e djemve, kemi disa dëmtime. Merita ju shkon djemve për paraqitjet e bukura, përballë kishim një ekip të mirë, orari është i ngjeshur nuk është e lehtë. Diferenca në vlerë të skuadrave është e lartë, por sakrifica e tyre bëri që këta djem të përballojnë këto duele”, tha Daja.

Me këtë humbje të marrë sot, Ballkani pozicionohet në vendin e fundit me katër pikë.

Exit mobile version