Ish-drejtori i Doganës së Kosovës, Naim Huruglica ka thënë se inflacioni është shumë më i lartë se 19%.
Huruglica në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, tha se ka rënie të importit krahasuar me vitin e kaluar.
“Të dhënat e vitit 2022 për mua janë shqetësuese sepse nëse shkojmë e shikojmë janar-shtator të vitit 2022 dhe bëjmë krahasimin janar-shtator vitin 2021 kemi rënie të importit për 14.53 sa i përket sasisë. Kur ne jemi një shtet i varur kaq shumë nga mallrat e importit, unë këtë inflacion që po ndodh këtu në pjesën dërrmuese ia lë fajin inflacionit të importuar që vjen nga jashtë”, ka deklaruar ai.
Ndërkaq, Huruglica shton se “kur po flasim për 19% inflacion, unë nuk e besoj atë shifër, unë e besoj se inflacioni është shumë më i lartë”. /Teve1.info/