Home Ballina Homazhe dhe akademi përkujtimore në nderim të komandantit, Haqif Kadriaj

Homazhe dhe akademi përkujtimore në nderim të komandantit, Haqif Kadriaj

0
Homazhe dhe akademi përkujtimore në nderim të komandantit, Haqif Kadriaj

Qindra njerëz kanë bërë homazhe gjatë ditës së sotme në Suharekë, për komandantin tashmë të ndjerë të UÇK’së, Haqif Kadriaj.


Për komandantin e UÇK-së Haqif Kadriaj, i cili ka ndërruar jetë dy ditë më parë, është organizuar ceremoni për homazhe dhe akademi përkujtimore për t’a nderuar veprën e tij atdhetare.

Në homazhet e organizuara në Shtëpinë e Felbahut në Suharekë, të shumtë qytetarë kanë bërë homazhe para trupit të komandantit Kadriaj, po ashtu edhe kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, së bashku me stafin e tij.

Ndërsa, në akademi po ashtu kanë marrë pjesë shumë qytetarë, familjarë, përfaqësues nga institucionet qendrore dhe lokale, veteranë, familje të dëshmorëve, invalidë të luftës dhe shumë bashkëluftëtarë të komandantit, deputetë, ish-ministra etj.

Kadriaj vdiq nga një sëmundje e rëndë, derisa varrimi i tij bëhet sot.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=329673805860523&id=100064537188275

Exit mobile version