Home Ballina Bislimi: Qeveria e Serbisë ka hezituar t’i drejtohet Qeverisë së Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve

Bislimi: Qeveria e Serbisë ka hezituar t’i drejtohet Qeverisë së Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve

0

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka folur rreth mbajtjes së mundshme të zgjedhjeve serbe në Kosovë. Ai ka thënë se ka pasur propozime për formulime të ndryshme, por se Serbia nuk e ka bërë një kërkesë të tillë, raporton Ekonomia Online.

Gjatë raportimit në Komisionin për Integrim Evropian, numri dy i Qeverisë ka thënë se Qeveria mbetet e gatshme të asistoje qeverinë e Serbisë në harmoni me praktikat më të mira të OSBE-së por që pa një kërkesë nuk mund ta bëjnë atë.

Ai ka ripërsëritur se mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë është jo kushtetuese.

“Konflikti në Ukrainë i ndryshon matematikat por shpresojë të mos jetë në disfavorizor për Kosovën por në favor të integrimit në BE. Ndërsa se ai përket dialogut dhe zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë. Që nga data kur jam emëruar në Bruksel nuk jam ballafaquar me asnjë që e ka kushtëzuar progresin në dialog. Sa i përket zgjedhjeve të Serbisë ka ende një vendim të qeverisë së Serbisë që zgjedhjet të mbahen në Kosovë dhe nga BE-ja të shihen modalitetet që të mbahen zgjedhjet në Kosovë”.

“Qeveria mbetet e gatshme të asistoje qeverinë e Serbisë në harmoni me praktikat më të mira të OSBE-së. Deri më sot kemi hasur në jo gatishmëri të palës serbe. Qeveria e Serbisë ka hezituar që t’i drejtohet qeveris së Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve. Kërkesa i drejtohet institucionit vendimmarrës. Deri më tani jemi në pritje dhe pa një kërkesë të tillë nuk kemi vendimmarrje nga qeveria e Kosovës. Mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë është jo kushtetuese. Ne mendojmë që në të kaluarën zgjedhjet e Serbisë nuk kanë qenë kushtetuese deri tani. Tash jemi me 22 mars dhe qeveria nuk ka mundur të trajtojë një propozim që ka ardhur nga qeveria e Serbisë”, tha ai.

Bislimi komentoi edhe deklaratën e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano i cili tha sot se Kosova ka refuzuar propozimin e vendeve të QUINT-it për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë.

“Mendoj që ka pak pasaktësi në konstatim. Ne nuk kemi thënë që mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë është jo kushtetuese, por kemi thënë që mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë pa aprovim të institucioneve të Kosovës, është jo kushtetuese. Ne mendojmë që në të kaluarën dhe për këtë ka pajtim dhe konsensus të përgjithshëm edhe brenda vendeve të QUINT-it që zgjedhjet e Serbisë në Kosovë nuk kanë qenë kushtetuese deri më tani. Përpjekja e shteteve të QUINT-it ka qenë që të gjendet një modalitet i cili tejkalon atë shkelje kushtetuese që ka ndodhur përpara. Tash jemi me datë 22 mars dhe 3 prilli është pas 11 ditësh, dhe Qeveria e Kosovës nuk ka mundur ta trajtojë një kërkesë që nuk ka ardhur nga Qeveria e Serbisë”, u shpreh Bislimi

Exit mobile version