![Hillary dhe Bill Clinton shënojnë 47-vjetorin e martesës Hillary dhe Bill Clinton shënojnë 47-vjetorin e martesës](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/10/billi-1024x576-1.jpg)
Hillary Clinton dhe Bill Clinton kanë shënuar të martën 47-vjetorin e martesës së tyre.
Lajmin e ka bërë me dije ish-sekretarja e shtetit, Hillary Clinton, përmes një postimi në “Facebook”.
“47 vjet! Gëzuar përvjetorin, Bill”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë se Hillary Clinton ka shërbyer si sekretare e Shtetit nga viti 2009 deri në vitin 2013 nën administratën e presidentit Barack Obama.
Ndërsa Bill Clinton ka shërbyer si presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga viti 1993 deri në vitin 2001.