Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar pas vendosjes së barrigadave në veri të Kosovës.
Përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të shfrytëzohen të gjitha mekanizmat për heqjen urgjente të këtyre barrikadave.
“Shteti i Kosovës të shfrytëzojë të gjithë mekanizmat që i ka per heqjen urgjente të barrikadave dhe çdo pengese tjetër në veri”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka thënë se qeveria e Serbisë duhet të heqë dorë menjëherë nga politika luftënxitëse.
“Qeveria e Serbisë të heqë dorë menjëherë nga politika luftënxitëse dhe t’i tërheqë nga veriu njësitë e veta paramilitare. Apeloj te BE dhe SHBA që të ndërhyjnë me qëllim të qetësimit të situatës në veri”, është shprehur ai.
Haradinaj ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet ta arrijnë marrëveshjen me njohje reciproke.
“Paqja është e paalternativë! Kosova dhe Serbia të ulen dhe ta arrijnë marrëveshjen e paqes për njohje të ndërsjellë!”, ka përfunduar Haradinaj.