Home Lajme Çitaku: Qeveria ka dështuar të krijojë kushte për mbajtjen e zgjedhjeve, dështim pas dështimi

Çitaku: Qeveria ka dështuar të krijojë kushte për mbajtjen e zgjedhjeve, dështim pas dështimi

0
Çitaku: Qeveria ka dështuar të krijojë kushte për mbajtjen e zgjedhjeve, dështim pas dështimi

Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se qeveria ka dështuar që të krijojë kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve.

Çitaku në postimin e bërë në Facebook, ka komentuar edhe mbylljen e pikave kufitare, duke thënë se ky është dështim pas dështimi.

“Qeveria ka dështuar të krijojë kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve.  Për më tepër, Qeveria Kurti paska mbyllur sonte edhe dy pikat kufitare në veri. Dështim pas dështimi”, ka thënë Çitaku.

Përndryshe, gjatë ditës së sotme, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se zgjedhjet në veri janë shtyrë dhe se ato do të mbahen me 23 prillin e vitit 2023.

Exit mobile version