Home Lajme Haliti sfidon Qeverinë Kurti: Shkoni në Zubin Potok shkatërrojeni depon e armatimit të bandave kriminale

Haliti sfidon Qeverinë Kurti: Shkoni në Zubin Potok shkatërrojeni depon e armatimit të bandave kriminale

0
Haliti sfidon Qeverinë Kurti: Shkoni në Zubin Potok shkatërrojeni depon e armatimit të bandave kriminale

Duke folur për tensionet e fundit në veri të Mitrovicës, deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka sfiduar Qeverinë e Kosovës, për ta shkatërruar siç ka thënë ai, një bandë kriminale që operon aktualisht në Komunën e Zubin Potokut, me një depo të armatimit.

Haliti për herë të parë ka folur publikisht, se në bazë të informacione që ka depoja e armatimit udhëhiqet nga një bandë kriminale që operon në veri, shkruan Gazeta10.

Ai ka shtuar se shiptarët e as serbët s’janë kriminelë, por që në veri ka vetëm banda kriminale.

‘Le të shkojnë në veri, në Zubin Potok, në një pomp të benzinës që quhet “Tab”, dhe ngjiturë me të këto banda e kanë depon e armëve, le të shkojnë t’ua marrin. Ato banda tash janë vendosur. Kam informacione se ato aty veprojnë. Nëse jo policia e Kosovës, atëhëhere NATO duhet të shkojë e ta shkatërrojë atë bandë”, tha tutje Haliti.

Ai ka theksuar se grupet kriminale serbe, po qarkullojnë në veri përmes Liqenit të Ujmanit në pjesën ku monitorohet nga serbët./Gazeta10

Exit mobile version