Home Lajme Beqa i PDK-së: Performanca e Vjosa Osmanit është e ulët, jashtë pritjeve

Beqa i PDK-së: Performanca e Vjosa Osmanit është e ulët, jashtë pritjeve

0

Sot në Kuvendin e Kosovës, pas fjalimit vjetor të presidentes Osmani në Kuvendin e Kosovës, ka ardhur një reagim i deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu.

Musliu, iu është drejtuar Osmanit duke i thënë se do të mbahet në mend si një grua që hyri në Presidencë me 100 kg e do të dalë nga aty me 50.

Lidhur me këtë çështje ka refuzuar të flasë deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa.

I ftuar në “Frontal”, Beqa është shprehur se nuk i ka përcjell deklaratat e Musliut e Osmanit.

“Unë nuk i kam përcjell deklaratat e deputetes e as të Vjosa Osmanit. Unë konsideroj që pesha politike e presidentes Osmani është në performancë të ulët, jashtë pritjeve të qytetarëve. Fatkeqësisht e ka një peshë të ulët politike, uroj që ajo të reflektoj, ta kryej mandatin e saj, dhe të jetë në shërbim të të gjithëve”

Exit mobile version