Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, do të mbajnë sot konferencë për media nga ora 11:00.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit me anë të një komunikate për media.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, mbajnë konferencë për media”, bëhet e ditur në këtë komunikatë.
Kjo konferencë ftohet pas mos-ekzekutimit të pagave në sektorin publik si shkak i pjesëmarrësve në grevë.
Si pasojë e grevës, pagat nuk iu janë ekzekutuar as mjekëve të cilët nuk marrin pjesë në bojkot të punës.