Shtatori uli temperaturat në gjithë Europën, por për Dua Lipën, pushimet e nxehta verore vazhdojnë.
Ylli i muzikës pop vijon pushimet e saj në plazhet mesdhetare të Spanjës, atje ku së fundi ka publikuar në Instagram me veshje që i shtojnë ngjyra sharmit të saj.
Kanë qenë të shumta fotot e saj me plazhet këto ditë, ku nuk kanë munguar edhe ato me stilet e veçanta të bikinit me ngjyra të ndryshme që 27-vjeçarja po i shndërron në trend, siç shkruajnë media të ndryshme.
Këtë vit, këngëtarja me origjinë shqiptare duket se ka marrë pushime të gjata, mes turit të mundishmëm të këtij viti për albumin “Future Nostalgia”, që nisi në Shkurt me Shtetet e Bashkuara, e më pas në Europë, Kosovë me Sunny Hill Festival e që përmbyllet në Amerikën Latine e Australi në nëntor.