![Grafite të reja shfaqen në veri të Mitrovicës Grafite të reja shfaqen në veri të Mitrovicës](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/08/Screenshot_20220818-104232_Facebook.jpg)
Në Mitrovicën e Veriut mëngjesin e sotëm në disa vende janë shfaqur grafite me këto mesazhe: “Mos u shqetësoni”, “Jemi këtu”, “Po presim”.
Grafitet janë shfaqur në shëtitoren kryesore të Mitrovicës Veriore dhe në baret përreth qytetit.
Grafite të ngjashme ishin shkruar edhe më herët në rrugët e Mitrovicës së Veriut, por edhe në komunat tjera në veri të Kosovës, por tani për herë të parë u shfaq edhe mbishkrimi “Brigada e Veriut”.
Mbishkrimet janë zbuluar në ditën e takimit në dialogun e Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Më 1 shtator, Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar vendosjen e reciprocitetit në targa me Serbinë, por vendimi është kundërshtuar nga serbët e veriut.