Home Ballina Borrell: Tensionet në veri të Kosovës treguan se është koha për të ecur përpara

Borrell: Tensionet në veri të Kosovës treguan se është koha për të ecur përpara

0
Borrell: Tensionet në veri të Kosovës treguan se është koha për të ecur përpara

Josep Borrell, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, është deklaruar për takimin e sotëm mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Përmes një postimi në Twitter, Borrell ka thënë se është koha për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Sot në mëngjes po e fillojmë takimin e Dialogut të nivelit të lartë Beograd-Prishtinë. Tensionet e fundit në veri të Kosovës kanë treguar sërish se është koha për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë. Unë pres që të dy udhëheqësit të jenë të hapur dhe fleksibël për të gjetur gjuhën e përbashkët”, ka thënë Borrell.

Exit mobile version