Ministrja aktuale e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla ka dhënë një arsyetim qesharak për burrin e presidentes Vjosa Osmani, i cili ditë më parë akuzoi ashpër mediat dhe gazetarët, shkruan Gazeta Metro.
Nga gazetarët është pyetur për mundësinë e shkarkimit të diplomatit Prindon Sadriu i cili ditë më parë adresoi akuza të rënda ndaj mediave dhe gazetarëve.
Lidhur më pyetjen Gërvalla ka shprehur habinë kur ka dëgjuar këtë pyetje.
“Nuk e di që Zotëri Sadriu është pjesë e kësaj partie politike”, tha ajo.
Madje ministrja i ka ikur përgjigjes duke thënë se sot janë të ftuar krejt për diçka tjetër.
“Sot ju kemi ftuar që së bashku me ju të shënojmë regjistrimin e partisë Guxo dhe të gjitha pyetjet e mia si ministre e Jashtme më shumë kënaqësi do të mund të ju përgjigjem herën tjetër”, u shpreh ajo.
Diplomati Sadriu me anë të një statusi i kishte quajtur mediat “Ndërmarrje e përbashkët kriminale”.
Kjo konferencë ishte thirrur për të njoftuar se Lista Guxo është regjistruar si parti politike.
Për këtë deklaratë të zotëriut të parë kanë reaguar mekanizmat vendor dhe ndërkombëtar.