Për disa orë radhazi anëtarët e PSD-së kanë qëndruar sot tek zyrat e Rregullatorit për Energji në Kosovë.
Pas kërkesave të shumta nga përfaqësuesit e ZRRE-së për largim nga zyrat e tyre, anëtarët e PSD-së kanë vazhduar me kërkesën për përgjigjen në pyetjet që kishin të bënin me 90 përqindëshin e ndarë nga Qeveria e Kosovës për rrymën dhe mënyrën se si do të shpërndahen ato.
Por pak më parë tek zyrat e ZRRE-së ka ndërhyrë Policia e Kosovës.
Me të ndërhyrë janë arrestuar tre anëtarë të PSD-së, në mesin e tyre edhe lideri Dardan Molliqaj.
Molliqaj bashkë me bashkëpartiakët e tij kanë brohoritur e diskutuar me përfaqësuesit e ZRRE-së.
Përpos kësaj mbi tri herë të njëjtit kanë ndërprerë edhe energjinë elektrike në kuadër të zyrave të ZRRE-së.
Në një deklarim të bërë pak më parë nga ZRRE është thënë se metodat e PSD-së janë të dhunshme.