Home Lajme Gashi e cilëson Çitakun “përfaqësuese e regjimit të vjeter”: Keni vjedh edhe në fondet e luftës

Gashi e cilëson Çitakun “përfaqësuese e regjimit të vjeter”: Keni vjedh edhe në fondet e luftës

0
Gashi e cilëson Çitakun “përfaqësuese e regjimit të vjeter”: Keni vjedh edhe në fondet e luftës

Ish-këshilltari i Kurtit, Shkëlzen Gashi e ka cilësuar nënkryetaren e PDK’së, Vlora Çitaku si një ‘përfaqësuese e regjimit të vjetër’. Këtë cilësim Gashi e bëri pasi Çitaku sot tha se Kurti sot i ofendoi bashkatdhetarët në diasporë duke i quajtur analfabetë. 

Gashi përmes një shkrimi në Facebook iu kundërpërgjigj ashpër Çitakut, duke i thënë se bashkatdhetarët janë ofenduar nga ju, regjimi i kaluar.

bashkatdhetarët i keni ofendu ju regjimi i kalumë sepse me sistemin arsimor që e keni kriju për dy dekada, keni prodhu njerëz për asistencë sociale dhe punëtorë krahu për vendet e be-së”, tha ai.

Gashi po ashtu e akuzoi Çitakun për vjedhjen e fondeve të luftës.

“Taksat që bashkatdhetarët tanë i kanë mbledhë për me e çliru kosovën, ju jau keni vjedhë. ku ka ma ofenduese se kjo?”, shkroi Gashi.

Exit mobile version