Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar pasi akuzave se kryeministri Albin Kurti i quajti analfabet diasporën.
Haziti në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se diaspora e mban gjallë Kosovën, tash e 60 vite, dhe se Albin Kurti i ka ofenduar dhe poshtëruar mërgatën.
“Diasporën që tash e 60 vjet e mban gjallë këtë vend, e 23 vjet pas luftës e ruan paqen sociale, kurrkush nuk e ka goditur e ofenduar në këtë masë sa Albin Kurti. Me i quajt ‘analfabete funksionalë’ mërgatën tonë, është poshtërimi e lëndimi më i madh që ua ka bërë dikush ndonjëherë’’, ka shkruar ai.