Home Lajme FSK-ja nderoi ushtarët serbë, Shkëlzen Gashi publikon foton me krimet ndaj shqiptarëve

FSK-ja nderoi ushtarët serbë, Shkëlzen Gashi publikon foton me krimet ndaj shqiptarëve

0
FSK-ja nderoi ushtarët serbë, Shkëlzen Gashi publikon foton me krimet ndaj shqiptarëve

Studiuesi Shkëlzen Gashi, ish-këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka publikuar një fotografi nga krimet e kryera të ushtarëve serbë ndaj shqiptarëve.

Ky publikim ka shkas një nderim i organizuar nga ambasada gjermane dhe franceze, që iu bë ushtarëve serbë në varrezat e të krishterëve në Prishtinë. Në ceremoni morën pjesë garda e FSK-së dhe ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla.

“Këtu po e sjellë një fotografi të bërë nga agjencia franceze ‘Agence Rol’ në nëntor të vitit 1912 në Prishtinë, e cila dëshmon më së miri për krimet e ushtarëve serbë ndaj civilëve të pafajshëm shqiptarë”, ka shkruar Gashi në “Facebook”.

Gashi tutje ka shkruar se “garda ceremoniale e FSK-së, Ministria e Brendshme e Kosovës, Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë dhe Ambasada e Francës në Prishtinë duhet t’u kërkojnë ndjesë qytetarëve të Kosovës”.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10162146913268294&id=731278293

Exit mobile version