Evertoni ka njoftuar se e ka emëruar Frank Lampardin në postin e trajnerit në një marrëveshje dyvjeçare e gjysmë të hënën.
Lampardi do ta marrë drejtimin e ekipit për herë të parë të shtunën në takimin me Brentfordin në FA Cup, pasi u zgjodh nga bordi për ta zëvendësuar të shkarkuarin Rafael Benitez
Ish-trajneri i Chelseat nënshkroi marrëveshje me kohëzgjatje deri në qershor 2024.
Duke folur pasi u emërua, Lampardi tha se mezi pret të fillojë punën dhe se ua ka bërë me dije lojtarëve se pret prej tyre të luftojnë tërë kohën.
“Është nder i madh për mua ta përfaqësoj dhe ta drejtoj një klub të madh dhe tradicional si Evertoni”, tha Lampard.
“Jam i etur për të filluar”, shtoi ai.
Detyra e 43-vjeçarit do të jetë ta largojë ekipin nga fund i tabelës në Premierligë në atë që është puna e tij e tretë në karrierën e trajnerit.
Evertoni është vetëm katër pikë larg zonës së rënies nga Premierliga dhe e ka një ndeshje më pak të zhvilluar se vendi i 18-të, Newcastle.