Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”, Beatrix Ramosaj nuk i ka kursyer dedikimet romantike për partnerin, Donald Veshaj. Ajo tregoi se do të “hidhej sërish me të, nëse ai i jepte dorën”. Gjithashtu ajo i dedikoi një këngë, “Faje”, që ishte rrëfimi i anës së saj të historisë.
Ndër rreshta, Trixa tregon se i kanë bërë me faj, se po luajnë me zjarr, por ndjenjat nuk pyesin.
Megjithatë, të gjithë ishim kuriozë sesi do të reagonte Donaldi kur të dëgjonte këngën dedikuar atij.
Sot në shtëpinë e “Big Brother VIP”, u dëgjua “Faje” dhe në videon që po qarkullon kudo në rrjetet sociale, sidomos në “fanpage” të çiftit, shihet Donaldi i prekur, teksa dëgjon këngën.
Tejet i vëmendshëm për të mos humbur asnjë pjesë të tekstit, ai dëgjon bashkë me banorët e tjerë “Faje”.
Në fund, ai i kërkon “Vëllait të Madh” ta vendosë sërish, disa herë, teksa banorët duartrokasin për këngëtaren.
Epo nuk mund të ishte reagimi i tij më i ëmbël se kaq, dhe siç thotë kënga, “edhe pak ditë janë tu i nda”…