Home Rozë Femrat e famshmet që nuk e ndërruan kurrë ngjyrën e flokëve

Femrat e famshmet që nuk e ndërruan kurrë ngjyrën e flokëve

0
Femrat e famshmet që nuk e ndërruan kurrë ngjyrën e flokëve

Disa të famshëm vazhdimisht ndryshojnë ngjyrën e flokëve. Por çuditërisht ka edhe prej tyre që këmbëngulin të mos i lyejnë kurrë flokët.

Në vend të kësaj, ata preferojnë ngjyrën e tyre natyrale të flokëve.

Kendall Jenner zbuloi në një reklamë të Calvin Klein se nuk i ka lyer kurrë flokët. Ndonëse ka përdorur paruke dhe ka provuar pamje të ndryshme, asaj i pëlqen t’i mbajë flokët natyralë.

Paris Hilton është e njohur për flokët e saj bionde . Ajo zbuloi në vitin 2016 se nuk i ka lyer kurrë flokët e saj, por i pëlqen të mbajë paruke për të provuar pamje të ndryshme pa u shqetësuar për “dëmtimin” e bojës së flokëve.

Julianne Moore është një nga flokëkuqetë më të famshme në Hollivud dhe do të donte të vazhdonte kështu. Ajo nuk ka në plan të ndryshojë ngjyrën e flokëve së shpejti.

Këngëtarja Nicki Minaj ka provuar shumë modele flokësh, por rezulton se të gjitha janë paruke.

Exit mobile version