Këngëtarja e njohur, Era Istrefi ndonëse ka kohë që po pauzon nga muzika, ajo arrin të jetë në fokus dhe të marr vëmendje përmes postimeve në rrjetet sociale.
As këtë herë nuk ishte më ndryshe, teksa krijuesja e hitit “Bon bon” solli për fansat e saj të shumtë në Instagram disa fotografi joshëse.
Mëngjesin e sotëm (e hëne), Era e nisi duke u kujdesur për dukjen nga make-up artistët profesional, e që më vonë realizoi edhe imazhe me këtë dukje.
Flokët bionde të cilat vetëm pak ditë më parë i ndryshojë duke iu shtuar disa nuanca të zeza i la të lira mbi supe./Telegrafi/
Era aktualisht ndodhet në Londër, por nuk dihet akoma nëse atje po qëndron për realizimin e ndonjë projekti të ri.
Ndërkohë, që mungojnë projekte të reja muzikore, Era po u qëndron afër adhuruesve me postime të ndryshme në rrjetet sociale.