Home Lajme Dëmet nga vërshimet në Istog, Ilir Ferati paralajmëron komision për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara

Dëmet nga vërshimet në Istog, Ilir Ferati paralajmëron komision për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara

0
Dëmet nga vërshimet në Istog, Ilir Ferati paralajmëron komision për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara

Kryetari i komunës së Istogut, Ilir Ferati ka thënë se reshjet e mëdha kanë shkaktuar vërshime në shumë zona.

Në një postim në Facebook, Ferati ka thënë se gjendja është e menagjueshme, rrugët janë të kalueshme, por ka thënë se ka dëme të konsiderueshme në ekonomitë familjare, biznese dhe bujqësi.

“Ne do të jemi në teren bashkë me ekipet emergjente deri në uljen e të reshurave, për të ndërhyrë në zonat më kritike”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Postimi i plotë:

Te nderuar qytetarë,

Reshjet mëdha qe pasuan natën e mbrëmshme, si dhe sot gjatë ditës shkaktuan vërshime në shumë zona si në: Qytetin e Istogut, Vrellë, Studenicë, Orrberdë, Kaliqan, Baicë, Lluga/Llukafc, Tomoc, Prigodë, Drejë, Shushicë, Kërrninë.

Bashkë me ekipet emergjente jemi në teren duke bërë ndërhyrjet e nevojshme me makineritë që i kemi në dispozicion si komunë, bashkë me Zjarrëfikësit, Policinë e Kosovës,Hidrodrinin, Drinin e Bardhë si dhe ato te firmave private të Istogut të cilat janë vënë në gatishmëri të plotë, pas krijimit të kësaj situate!

Për momentin gjendja është e menagjueshme, rrugët janë të qarkullueshme, dëme ka të konsiderueshme ne ekonomitë familjare, biznese, në bujqësi.

Ne do të jemi në teren bashkë me ekipet emergjente deri në uljen e të reshurave, për të ndërhyrë në zonat më kritike!

Ditëve në vijim, komisionet tona do të dalin ne teren që të bëjnë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara!

I juaji,

Iliri

Exit mobile version