Home Sport “Ballistët” e Tetovës dhe “Shvercerat” e Shkupit pajtohen në Prekaz me ndërmjetësimin e Halil Kastratit

“Ballistët” e Tetovës dhe “Shvercerat” e Shkupit pajtohen në Prekaz me ndërmjetësimin e Halil Kastratit

0

Ka prej vitesh rivalitet e shpesh tensione mes dy grupeve më vjetra shqiptare të futbollit.

“Shfercerat” e Shkupit dhe “Ballistat” e Tetovës kanë zhvilluar armiqësi e rivalitet brenda fushës dhe jashtë saj

Por nga sot, dy grupet kanë vendosur ta shtrijnë dorën e pajtimit.

Është humanisti Halil Kastrati,që ka ndihmuar pajtimin e dy tifo-grupeve shqiptare në Maqedoni të Veriut, Shfercerat e Shkupit dhe Ballistat e Tetovës

Të gjithë së bashku i zgjatën dorën e pajtimit njëri-tjetrit në Prekaz, në prezencën e Kastratit

Gjithashtu, dy grupet dhe humanisti bënë lutje tek varrezat e dëshmorëve në Prekaz.

Humanisti me anë të një postimi në Facebook, ka konfirmuar pajtimin e sotëm duke u shprehur shumë i lumtur me këtë vendim.

“Tani gjindemi ne Prekazin Legjendar, ketu do jepet Besa dhe do të shtrihet dora e pajtimit ashtu siç e do Zoti dhe tradita jone shqiptare”, ka thënë Kastrati./Gazeta10.

Exit mobile version