Një grua teksa po ecte me makinë është plagosur nga një plumb qorr në tek tregu “Fatoni” në Prizren.
Rastin që ndodhi pasditen e së enjtes e ka konfirmuar edhe policia.
Bëhet e ditur se gruaja është rreth të 30-ve dhe se lëndime kishte marrë në gju.
Sipas dëshmitarëve, gruaja kishte dalë jashtë veturës e më pas kishte parë se ishte plagosur në gju.
Ajo është trajtuar në emergjencën e spitalit të Prizrenit dhe është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa ende nuk dihet se nga ka mundur të vinte plumbi.
Ndërsa sot Policia e Kosovës ka njoftuar se po në Prizren ka arrestuar dy persona të cilët kishin shtënë në ajër gjatë një ahengu familjar.