Home Lajme Cila është lidhja e të emëruarve të ri nëpër borde me partinë në pushtet? (Video)

Cila është lidhja e të emëruarve të ri nëpër borde me partinë në pushtet? (Video)

0
Cila është lidhja e të emëruarve të ri nëpër borde me partinë në pushtet? (Video)

Anëtarë të bordeve të emëruara nga Qeveria e Kosovës dyshohet të kenë lidhje me Vetëvendosjen, opozita dhe shoqëria civile kanë kritika për VV-në.

Emërimi i anëtarëve të bordeve në institucione publike nga Qeveria që udhëheqit nga Kurti, po kritikohet.

Në vendimet që ekzekutivi mori të mërkurën duke emëruar borde të disa ndërmarrjeve publike, figurojnë emra që janë mbështetës të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryesues i Bordit të Kompanisë së Ujësjellësit Hidroregjioni Jugor, u zgjodh Feim Fetoshi, nga Rahoveci, i cili ishte zyrtarisht anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndërkaq anëtar i bordit të ndërmarrjes Trainkos është emëruar Astrit Mehaj i cili është familjar i ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Mehaj aktualisht punon në një kompani private të sigurimeve.

Është opozita ajo që i quan të papranueshme këto emërime.

As nga Shoqëria Civile nuk janë të kënaqur me vendimet e fundit të Qeverisë që lidhen me borde.

Megjithatë Mexhide Demolli, nga organizata FOL thotë se nuk duhet të befasohemi me këto veprime.

Si do që të jetë Demolli e konsideron të pandershëm këtë veprim të Qeverisë Kurti.

T7 ka dërguar pyetje në adresën e Qeverisë lidhur me këtë çështje, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.

Exit mobile version