Home Ballina Cramon vlerëson adresimin e Kurtit: Foli në serbisht dhe kërkoj sugjerimet e serbëve

Cramon vlerëson adresimin e Kurtit: Foli në serbisht dhe kërkoj sugjerimet e serbëve

0

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar pasi kryeministri Kurti iu drejtua në serbisht qytetarëve serbë të Kosovës.

Këtë veprim të Kurtit, Cramon e konsideroi si hap të mirëseardhur dhe të nevojshëm për të përmirësuar marrëdhëniet ndëretnike.

E mrekullueshme që kryeministri, Albin Kurti, i është adresuar serbëve të Kosovës në serbisht. Është hap i mirëseardhur dhe i nevojshëm që të rritet besimin e ndërsjellë dhe për të përmirësuar marrëdhëniet ndëretnike pasi nuk është gjithmonë e lehtë të kapërcehet ky hendek”, ka shkruar Viola von Cramon.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje u është drejtuar qytetarëve të komunitetit serb në Kosovë në gjuhën e tyre, ku foli për rezultatet në përmbylljen e tremujorit të parë të vitit të dytë të qeverisjes Kurti.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0R5yy1pC4BcgswHZVJmLfcWqkfddA18rAQt36Ai1ijMw38wgY896HUcKnBcYkbRWql&id=108973780550688

Exit mobile version