Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka paralajmëruar për 8 prill protestë në Prishtinë, e kërkesë e parë do të jetë që të gjithë të punësuarve në sektorin publik, përfshirë edhe ata në ndërmarrje publike, t’u ndahen nga 100 euro shtesë çdo muaj, deri në miratimin e Ligjit për Paga.
Sipas njoftimit të BSPK-së, ky është vendim i Kryesisë i marrë të martën.
“Të gjenden fondet e duhura dhe mënyra e duhur për fillimin e zbatimit të Ligjit për Sigurimet Shëndetësore. Të iniciohet amendamentimi-ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti”, janë dy kërkesat tjera që do të shpalosën në protestën e 8 prillit.
BSPK-ja po ashtu ka ftuar Qeverinë që do të merret seriozisht me “kërkesat e arsyeshme të punëtorëve.