Home Lajme Borrell: Propozimin franko-gjerman nuk e refuzuan as pala kosovare dhe as ajo serbe

Borrell: Propozimin franko-gjerman nuk e refuzuan as pala kosovare dhe as ajo serbe

0

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka deklaruar se propozimi i prezantuar për Kosovën dhe Serbinë, të paktën nuk është refuzuar nga asnjëra palë.

Ai shprehet se i ashtuquajturi propozim franko-gjerman është prezantuar nga ai dhe përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Propozimi që kemi paraqitur; jam i lumtur të them se Franca dhe Gjermania kanë qenë shumë mbështetëse për këtë propozim.Ky propozim i quajtur edhe franko-gjerman, në fakt është mbështetje franko-gjermane, por propozimi i paraqitur nga unë dhe Miroslav Lajçak është propozim që përpiqet të dalë nga kriza”,tha Borrell.

Borell gjithashtu tha se dy-tri vitet e fundit kanë qenë në përgjithësi për menaxhim të krizave.

”Dhe dy-tre vitet e fundit kam qenë vazhdimisht në menaxhimin e krizës. Nga kriza në tjetrën. Zgjidhje e krizës së djeshme dhe pritje për krizën e së nesërmes.Të dyja palët nuk do të thosha se ishin dakord, por nuk e refuzuan propozimin. Nuk e refuzuan, e kjo për tani flet shumë”,shtoi ai

Exit mobile version