Të dhëna të reja sugjerojnë se AMD regjistrojnë tre mujorin e 14-të me rritje në tregun e serverëve duke shënuar rritje të vazhdueshme prej 3 vitesh ndërsa kompania sot ka 17.5%.
Sipas raportit më të fundit financiar të kompanisë, biznesi i qendrave të të dhënave shikoi një rritje të madhe me 45% krahasuar me vitin e kaluar por vlerësohet me vetëm 1.6 miliardë dollarë krahasuar me biznesin e Intel prej 4.2 miliardë dollarë.
Pavarësisht avancimeve në tregun e serverëve, AMD nuk shënoi progresin e pritur edhe në segmentin konsumatorë me një rënie të vogël të pjesës së tregut.
Sipas Mercury Research, pjesa e tregut e procesorëve EPYC u rrit me 3.6 pikë në 17.5% kundrejt Intel. Por në tregun konsumatorë, procesorët AMD ranë me 6.6 pikë në 13.9% kundrejt Intel në tre mujorin e tretë të vitit.
Tek laptopët AMD humbi akoma më shumë terren duke rënë me 9.1 pikë në 15.7% kundrejt Intel. Në tërësi pjesa e tregut e AMD ra me 2.9% në 28.5% kundrejt Intel.