Nënkryetarja e kuvendit, Saranda Bogujevci, ka thënë se në fjalimin e saj historik të mbajtur sot në Asamblenë e Këshillit të Evropës, ishte shumë e rëndësishme që të përmendej çështja e Ukrainës.
Ajo në “Info Magazine” në Klan Kosova tha se diskutimi për Ukrainën, përveç që kishte ndërlidhje me temën, tashmë qëndrimi i Kosovës u tha për herë të parë publikisht në seancën plenare.
Tutje, Bogujevci tha se Kosova është duke ecur në rrugë të drejtë për sa i përket anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
“Për momentin procesi është tek Këshilli i Ministrave dhe puna kryesore është në atë pjesë, ku përvec që ne si delegacion kemi takime edhe me delegacione të tjera që i mbajmë gjatë sesionit”, është shprehur Bogujevci, njofton Klankosova.tv.
Më tej, e dyta e Kuvendit të Kosovës tha se në të njëjtën kohë janë aktivizuar edhe grupet e miqësisë dhe se çështja e anëtarësimit të Kosovës në KiE është duke vazhduar në mënyrë pozitive.