Home Ballina Biden e quan Putinin kriminel lufte

Biden e quan Putinin kriminel lufte

0

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë për herë të parë se presidenti rus Vladimir Putin është “një kriminel lufte” për shkak të luftës në Ukrainë.

“Ai është një kriminel lufte”, u tha Biden gazetarëve pas një ngjarjeje në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa situata në Ukrainë vazhdon të përkeqësohet.

Kujtojmë se më herët Biden kishte njoftuar një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë, me vlerë rreth 800 milionë dollarë dhe duke përfshirë furnizimin me dronë.

Exit mobile version