Më 16 mars 1998, gratë me bukë në dorë ishin nisur këmbë për Drenicë.
Kjo zonë e Kosovës, në atë kohë, po vuante me të madhe nga dhuna e Serbisë. Nuk po kurseheshin as më të vegjlit dhe gjinia e butë.
Moto e këtij marshi, që u bë fiks 24 vjet më parë, ishte “Bukë për gratë dhe familjet e Drenicës”.
Ngjarjen e madhe e fotografoi Eliza Hoxha. Ajo e kishte kuptuar qëllimin e marshit. Po si ishte plani dhe me çfarë u përballën gratë në atë organizim mund ta kuptoni në storien e mëposhtme.